Arta Bajrami bën ndryshimin e madh me flokët e kuqe, duket mjaftë tërheqëse

16:55 | 18 Qershor 2021

Arta Bajrami ndryshon dukjen, duket tejet tërheqëse me flokët e kuqe.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, ka bërë së fundmi një ndryshim drastik në dukje.

Ajo i ka lyer flokët e saj në të kuqe, duke marrë kështu një pamje krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim më parë.

Këngëtarja e shumë hiteve ka ndarë me fansat e saj në Instagram disa fotografi të reja, ku edhe ka vënë në pah këtë ndryshim.

“Unë asnjëherë nuk mundohem të bëhem diçka që nuk jam ose të bëhem fallco ?! Asnjëherë ! Jam kjo e Arta”, ka shkruar Bajrami në mbishkrimin e një prej fotografive.

Këngëtarja ka realizuar një pozë mjaft tërheqëse e veshur me një kostum të zi, kombinuar me një bluzë me vija, ndërsa endej rrugëve të një pre lagjeve private të kryeqytetit.

Ajo ka eksperimentuar shumë herë me ngjyrën e flokëve, por që e kuqja duket të jetë pëlqyer në masë të madhe nga fansat.

Gjatë muajve në vazhdim, Arta pritet të sjellë një këngë të re për fansat e saj.

Komento: