Arta flet për çiftin Urimi dhe Alisa: Dy 20 vjeçarë me pikëpamje të 75 vjeçarëve, ishin tepër antikë

20:37 | 22 Shkurt 2023

Aktorja Arta Selimi i ka kujtuar dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Alisa Maloku dhe Urim Çela.

Gjatë një bashkëbisedimi me banorët tjerë në oborrin e shtëpisë, konkurrentja e Big Brother VIP Kosova ka thënë se ishte zhgënjyer nga mentaliteti i dyshes që nuk ishte në përputhje me moshën e tyre të re.

“Kjo mu nuk më patën pëlqyer. Dy njerëz 20 vjeçarë me pikëpamjet të 75 vjeçarëve, se kështu i kam dashur tepër shumë se kanë qenë shumë pozitivë, por kur ia kanë nisur të flasin në lidhje me lidhjen, kanë qenë tepër antikë”.

“Dhe kam thënë: ‘Uau, këta nuk ish dashur të jenë shumë… nejse… përparimtarë”, ka thënë Arta gjatë bisedës me banorët tjerë.

Ndryshe, çifti Alisa dhe Urimi ishin të parët që u eliminuan nga formatin televiziv, Big Brother VIP Kosova.

Komento: