Artisti i njohur do ta interpretojë himnin në ndeshjen Kosovë-Angli

13:50 | 17 Nëntor 2019

Kosova dhe Anglia luajë sonte ndeshjen e fundit kualifikuese ‘Euro 2020’.

Kosova do të zhvillojë sonte ndeshjen e fundit në kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Në “Fadil Vokrri” zbarkon kundërshtari më i madh që ka ndeshur ndonjëherë Kosovën në Prishtinë, Anglia.

Ndeshja fillon prej orës 18:00 dhe atmosfera në stadium pritet të jetë e jashtëzakonshme, pikërisht ashtu sic ka qenë gjatë ditëve të fundit në kryeqytet.

Kurse, violinisti i njohur shqiptar Shkëlzen Doli do të interpretojë himnin në ndeshjen e fundit në kuadër të eliminatoreve “Euro 2020”, Kosovë- Angli.

Kjo është bërë e ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës, përmes një shkrimi në rrjetet sociale.

“Ndeshjen Kosovë -Angli do ta nderojë me praninë e tij violinist i njohur shqiptar, Shkëlzen Doli. Ai do të bëjë interpretimin e himnit të Kosovës, gjë e cila padyshim do të jetë emocionuese”, thuhet ndër të tjera në postimin e bërë.

Komento: