Askush nuk e priste! Ronaldo merr vendim e madh

23:57 | 18 Nëntor 2019

Cristiano Ronaldo ka marrë një vendim të madh.

Ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo, ka marrë një vendim mjaft interesant, por shumë të rëndësishëm.

Ronaldo është kritikuar shumë për sjelljet e tij gjatë ndeshjes që skuadra e tij e luajti kundër Milan, kur trajneri e zëvendësoi atë.

Portugezi kishte lënë stadiumin qysh para se të përfundonte ndeshja, duke nxitur kështu reagime të shumta.

‘La Repubblica’ raporton se Ronaldo do t’i dërgojë të gjithë lojtarët e Juventus në restaurant, para ndeshjes me Atalanta, për t’iu kërkuar falje.

Bëhet e ditur se pesë herë fituesi i Topit të Artë ka kontaktuar disa nga lojtarët e skuadrës, përfshirë kapitenin Giorgio Chiellini.

Ky është një gjest për t’u vlerësuar nga Cristiano Ronaldo.

Komento: