Asnjë viktimë, 14 raste me COVID-19 sot në Kosovë

15:05 | 10 Nëntor 2021

14 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë ndërkaq nuk është shënuar asnjë vdekje.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë janë kryer 1696 testime.

Janë shëruar 17 persona ndërkaq numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157483.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.413 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.587.467 doza të vaksinës. Deri më sot 744.671 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës është njoftuar se Janë konfirmuar 12 raste të variantit Delta Plus të koronavirusit në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë. Nga 70 mostra të dërguara për analiza në Gjermani, 12 prej tyre kanë rezultuar me variantin Delta Plus, ndërsa 47 me variantin Delta. Në një njoftim të MSH-së, është paralajmëruar për rrezikun e përhapjes së shpejtë të variantit të ri. /ORAinfo/

Komento: