Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës solidarizohet me gazetarët nga Shqipëria pas një serie incidentesh

17:37 | 15 Dhjetor 2021

AGK solidarizohet me gazetarët nga Shqipëria pas një serie incidentesh.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, solidarizohet me komunitetin e gazetarëve nga Shqipëria, në kohë kur sulmet dhe pengimi për të kryer punën e tyre ka shënuar rritje shqetësuese.

Vetëm në javën e fundit, dy gazetare të Fax News kanë qenë cak i sulmeve. Gazetarja Besarta Demushaj është kërcënuar dhe sulmuar nga një biznesmen dhe shoqëruesi i tij, kurse një ekip televiziv është penguar nga punëtorët bashkiakë të raportojnë nga një protestë e banorëve në Vorë.

AGK-ja pret që këto raste do të trajtohen me prioritet nga organet e rendit në Shqipëri.

Ndërkohë, një tjetër zhvillim shqetësues është vendimi i KLP-së që nëpërmjet formës së akreditim tenton të censurojë gazetarët dhe mediat. Një formë e tillë e censurimit ua mohon qytetarëve të njoftohen me punën dhe vendimet e një organi shumë të rëndësishëm të drejtësisë shqiptare.

AGK-ja mbështetë plotësisht të gjithë ata që ngrenë zërin për një ambient më të sigurt të raportimit.

Komento: