Astrologia parashikon fatin e këtyre dy banorëve për fitues të Big Brother Vip Kosova

17:54 | 27 Shkurt 2023

Kush do të jetë fituesi i Big Brother Vip Kosova? – Astrologia parashikon fatin e këtyre dy banorëve.

Spektaklit të Big Brother Vip Kosova, gati i ka ardhur fundi, siç është njoftuar me 17 mars do të mbahet finalja, ku edhe do të zgjedhet fituesi i çmimit të madh. Sa finalistë do të jenë krejt në fund nuk është vendosur por sipas parashikimit të astrologes Laura Bilalli, njëri prej këtyre dy banorëve ka më shumë fat që ta marrë ‘çmimin e madh’, shkruan Insajderi.

Bilalli u shpreh se i parasheh dy banorë, pasi shenjat e tyre këtë vit janë me fat në aspektin e suksesit.

“Në bazë të astrologjisë dhe shenjave të horoskopit, këtë Big Brother parashikohet shumë ta fitoj Juli a po Stresi sepse shenjat e tyre këtë vit janë shenjat më me fat në aspektin e suksesit dhe fatit të lartë që mund ta kenë. I vetmi kujdes qe ata duhet ta kenë është në mënyrën se si e luajnë lojën e tyre pasi fati është në dorën e tyre“, tha astrologia Bilalli.

Komento: