Asu me stil në veçantë, bën ndryshim drastik te vetja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Asu me stil në veçantë, bën ndryshim drastik te vetja

14:31 | 06 Maj 2019

Asu do të mbetet gjatë në memorien e shikuesve shqiptarë, kjo për fatin e bukurisë së saj natyrale.

Melisa Pamuk është njëra ndër aktoret më të bukura dhe të pëlqyera turke, brenda dhe jashtë Turqisë.

Tek ne ajo njihet nga roli i ”Asusë”, nga seriali i njohur turk, ”Kara Sevda”, e bukur dhe me një stil të veçantë që ka në serial ajo vazhdon të jetë edhe në jetën reale.

Krahas angazhimeve në karrierë aktorja nuk lë anash ndjekësit e saj, për të cilët publikon imazhe të shumta nga përditshmëria e saj.

Së fundmi bukuroshja 27 vjeçare ka bërë një ndryshim në dukjen e saj, ajo ka shkurtuar flokët, të cilat i kishte të gjata dhe të shëndosha. Ajo çfarë bije në sy është edhe stili i saj i veçantë.

Komento: