ATK shton kontrollet për punëtorët e padeklaruar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

ATK shton kontrollet për punëtorët e padeklaruar

21:03 | 09 Tetor 2021

Administrata Tatimore e Kosovës po bënë kontroll në biznese për mos deklarimin e punëtorëve.

Sipas drejtorit të ATK-së,Ilir Murtezi, gjatë vitit 2021 janë formalizuar mbi 2700 punëtorë, ndërkaq gjatë aktivitetit evidentohen edhe shkeljet për të cilat janë të parapara ndëshkimet.

Sipas Murtezit, janë dy fusha që kanë më shumë punëtorë të padeklaruar, si gastronomia e ndërtimtaria.

Drejtori i ATK-së, u bëri thirrje të punësuarve që të aplikojnë deri më 15 tetor për të përfituar nga masat të cilat njëkohësisht ndihmojnë edhe në formalizmin e punësimit, por edhe mundësojnë marrjen e ndihmave nga pakot e rimëkëmbjes ekonomike.

Komento: