Atletico Madrid zbulon trajnerin e ri, ky do të jetë zëvëndësuesi i Simeones

22:17 | 04 Shkurt 2020

Skuadra e Atletico Madridit do të bëhet me trajner të ri.

Atletico Madrid janë duke shikuar mundësinë e angazhimit të Mauricio Pochettinos si trajnerin e tyre të radhës.

Sipas ‘The Telegraph’ skuadra nga Madridi po monitoron disponueshmërinë e Pochettinos në rast se vendosin të ndërprejnë bashkëpunimin këtë verë.

Pochettino është aktualisht i papunë, pas shkarkimit nga Tottenham.

47 vjeçari argjentinas, thuhet se preferon një rikthim në Premierligë, edhe pse do të pranonte edhe Spanjën.

Kujtojmë se La Liga nuk është vend i panjohur për Pochettinon, që në të kaluarën ka drejtuar Espanyol.

Komento: