Atletico mbyll pjesë e parë në epërsi ndaj Man Utd, pa gola mes Ajaxit dhe Benficas

21:54 | 15 Mars 2022

Përfundojnë pjesët e para: Atletico në epërsi ndaj Man Utd, pa gola mes Ajaxit dhe Benficas.

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet që janë duke u zhvilluar në kuadër të ndeshjeve kthyese për Ligën e Kampionëve.

Atletico Madrid është në epërsi ndaj Manchester Unitedit (0:1), derisa nuk ka pasur gola në sfidën tjetër, mes Ajaxit dhe Benficas, shkruan lajmi.

Në derbin që po zhvillohet në “Old Trafford”, dy skuadrat nga minuta e parë kanë zhvilluar lojë të shpejtë, me Man Unitedin që ishte më kërkuese.

“Djajtë e Kuq” provuan disa herë përmes Cristiano Ronaldos dhe Anthony Elanga, por që nuk arritën ta dërgojnë topin në portën e Jan Oblak.

Ndërsa, ishte Atletico Madrid që shënuan të parët përmes Joao Felix fillimisht, por që u anulua nga VAR-i.

Pas një kundëraksioni të shpejtë, Griezmann asistoi për Renan Lodin që shënoi nga afërsia (41’).

Ndërkohë, në sfidën tjetër, Ajax ka dominuar bindshëm ndaj Benficas, por pa gola.

Skuadra nga Holanda dominoi në posedim dhe tentime për në portë, mirëpo assesi nuk ia dolën t’i finalizojnë shanset e shumta.

Benfica gjithashtu provoi përmes disa kundërzbritjeve të shpejta, por që Onana ishte në vendin e duhur.

Komento: