Atletico mposhtë Espanolin, mban hapin me liderët

18:19 | 10 Nëntor 2019

Atletico me përmbysje ndaj Espanyolit.

Atletico Madrid ka mposhtur Espanyolin 3 me 1 duke përmbysur rezultatin për të mbetur në hap me liderët e tabelës në La Ligë.

Espanyoli nisi më mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 38-të. Por Atletico u rikthye me Correan, Alvaro Moratan e Koken për të marrë fitoren në xhiron e 13-të.

Në tabelë, Atletico ka 24 pikë në pozitën e tretë me 13 ndeshje. Barcelona e Reali prijnë me nga 25 pikë pas 12 ndeshjeve.

Komento: