Avokati i njërës prej edukatoreve të çerdhes “Gëzimi ynë”: Rasti është hiperbolizuar

13:14 | 19 Shtator 2023
avokati-i-njeres-prej-edukatoreve-te-cerdhes-“gezimi-yne”:-rasti-eshte-hiperbolizuar

Avokati i njërës prej edukatoreve të çerdhes “Gëzimi ynë”, Bajram Zogiani, ka deklaruar se rasti nuk është siç shihet por që është hiperbolizuar. Sipas tij, kjo është bërë nga mediet e më pastaj nga familjarët, raporton Ekonomia Online.

Në një deklarim para gazetarëve, Zogiani mohoi akuzat për keqtrajtim, teksa tha se qëllimi i edukatores ishte mbrojtja e fëmijës.

“Unë jam avokat i Naime Musa, intervistimi ka zgjat 40 minuta, kjo çështje është duke u zmadhuar së tepërmi, së pari nga mediet e më pastaj nga prindërit”.

“Akuzë nuk ka ende, ajo po akuzohet për sjellje jo të mirë e që nuk është e vërtetë. Është një punëtorë e që punon që 24 vjet në këtë institucion dhe që nuk ka qenë në asnjë procedurë gjyqësore. Unë i kam parë pamjet dhe ajo fillimisht është ndalesë që mos të dalë jashtë dhe nuk ishte duke e përballuar vendosjen në çerdhe”, tha avokati.

Komento: