Bale mbrëmë u largua nga ‘Bernabeu’ tetë minuta pa përfunduar ndeshja

13:32 | 31 Tetor 2019

Çfarë po ndodh me Bale? Mbrëmë u largua nga ‘Bernabeu’ tetë minuta pa përfunduar ndeshja.

I dëmtuari Gareth Bale ishte pjesë në ‘Santiago Bernabeu’ për të parë shokët e tij të skuadrës së Real Madrid që u përballën me Leganes të mërkurën në mbrëmje.

Real Madrid tronditi ‘Los Pepineros’ 5-0, megjithëse uellsiani nuk e pa të gjithë ndeshjen.

Në vend të kësaj, Bale u largua pas 82 minutave, duke munguar në golin e Luka Jovic, përcjell lajmi.net.

Veprimet e tij nuk shkojnë kundër politikës së brendshme të Real Madrid i cili thotë se nëse lojtarët janë në stadium, ata nuk duhet të largohen para minutës së 80-të. Nëse e bëjnë këtë, gjobiten.

Pra, edhe pse ai u pajtua me rregulloret e klubit, ai nuk ishte në gjendje të urojë shokët e tij të skuadrës për një fitore të rëndësishme.

Ai ishte jashtë kësaj sfide për shkak të një lëndimi misterioz.

Komento: