Balotazhi në Zgjedhjet Lokale: Në sa komuna do të votohet

00:00 | 13 Nëntor 2021

Balotazhi, të dielën në Kosovë votohet në disa komuna.

Të dielën në Kosovë do të zhvillohet raundi i dytë për zgjedhjet lokale.

Nga 38 komuna, qytetarët e 21 prej tyre do t’u drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e komunës, në mes dy kandidatëve më të votuar në raundin e parë.

Partia që garon në numrin më të madh të komunave për balotazh është Lëvizja Vetëvendosje me gjithsej 12 komuna.

Lidhja Demokratike e Kosovës garon në 9 komuna, Partia Demokratike e Kosovës në 8, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në 5.

Komento: