Balotelli mbetët jashtë – Mancini publikon listën për ndeshjet e play-offit për Kupën e Botës

19:00 | 18 Mars 2022

Mancini publikon listën për ndeshjet e play-offit për Kupën e Botës, lë jashtë Balotellin.

Roberto Mancini nuk e ka ftuar Mario Balotellin në skuadrën e Italisë që do të luajë play-offin për Kupën e Botës javën e ardhshme.

31-vjeçari ishte përfshirë në skuadër për një tubim në Coverciano në fund të janarit dhe shpresonte të bashkohej me ekipin për ndeshjet e play-offit.

Megjithatë, Roberto Mancini e ka shpërfillur ish- sulmuesin e Interit dhe Milanit , duke thirrur në vend të tij sulmuesin e Cagliarit, Joao Pedro.

Ciro Immobile, Gianluca Scamacca dhe Andrea Belotti janë tre qendërsulmuesit e tjerë.

Edhe mbrojtësi i Lazios, braziliani Luiz Felipe, që ka pasaportë italiane gjithashtu do t’i bashkohet me Azzurrët.

Pierluigi Gollini i Tottenham ka zëvendësuar portierin e lënduar të Napolit , Alex Meret.

Italia do të përballet me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinalen e play-off-it të Kupës së Botës më 24 mars në “Renzo Barbera” në Palermo dhe mund të takohet me Turqinë ose Portugalinë në finale më 29 mars.

Skuadra e Italisë

Portierë: Alessio Cragno (Cagliari), Gianluigi Donnarumma (Paris Saint Germain), Pierluigi Gollini (Tottenham), Salvatore Sirigu (Genova).

Mbrojtës: Francesco Acerbi (Lazio), Alessandro Bastoni (Inter), Cristiano Biraghi (Fiorentina ), Leonardo Bonucci (Juventus), Giorgio Chiellini (Juventus), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Emerson Palmieri (Lyon), Alessandro Florenzi (Milan), Luiz Felipe (Lazio), Gianluca Mancini ( Roma ).

Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Jorginho (Chelsea), Manuel Locatelli (Juventus), Lorenzo Pellegrini (Roma), Matteo Pessina (Atalanta), Stefano Sensi ( Sampdoria ), Sandro Tonali (Milan), Marco Verratti (Paris Saint Germain).

Sulmues: Andrea Belotti (Torino), Domenico Berardi ( Sassuolo ), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli), Joao Pedro (Cagliari), Matteo Politano (Napoli), Giacomo Raspadori e Gianluca Scamaccaa (Sassuolo), S Zaccagni (Lazio), Nicolò Zaniolo (Roma).

Komento: