Banka Qendrore e Kosovës del me sqarim rreth alarmit dhe forcave të shtuara të Policisë

11:11 | 11 Janar 2022

Alarmi dhe forcat e shtuara të Policisë, Banka Qendrore e Kosovës del me sqarim.

Një alarm është ndezur në orët e hershme të mëngjesit në Bankën Qendrore të Kosovës, raporton Express.

Sipas BQK-së, arsye për këtë ka qenë një problem i vogël teknik.

Pas ndezjes së alarmit, janë shtuar edhe forcat e sigurisë.

“Ju njoftojmë se alarmi i ndezur në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur shkaku i një problem të vogël teknik. Ndërkohë, policia sipas vlerësimeve të tyre ka kërkuar prani më të madhe të forcave të sigurisë, të cilat pas identifikimit të këtij problemi teknik janë larguar pasi që është vlerësuar se nuk ka asnjë rrezik për sigurinë e institucionit. Me këtë rast, duam të ju informojmë se problemi teknik nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë ndikim në mbarëvajtjen e punëve të BQK-së”, thuhet në sqarimin e BQK’së.

Komento: