Banorët e rinjë të BBVA ankohen: Këtu ka dhunë psikologjike

22:28 | 21 Shkurt 2023

Ankohen banorët e rinjë: Këtu ka dhunë psikologjike.

Në “Big Brother VIP Albania” shpesh është komentuar loja e fortë që krijohet aty brenda.

Ishte Ermiona ajo e cila është ankuar konkretisht për këtë, shkruan lajmi.net.

Sipas saj brenda shtëpisë ka presion psikologjik.

Ajo u shpreh se është tepër e lodhshme dhe nuk ka ardhur këtu që dërmohet psikologjikisht.

Banorja tha se jashtë ka një vajzë dhe nuk do të dëshironte që ajo ta shihte atë të dal jashtë kontrollit.

Ajo gjithashtu tha se e deklaron hapur se do të largohet nga shtëpia.

Edhe Tani e ka komentuar këtë, por ai gjithashtu është shprehur se kjo është një lojë dhe qëndron ai që është më i forti.

Edhe Tani nga mbrëmja e kaluar ka deklaruar se dëshiron të largohet.

Por sonte në “prime” tregoi se Luizi e ka bindur të vazhdojë lojën.

Edhe Valbona foli lidhur me presionin psikologjik, pasi mbrëmë kishte një debat të fortë me Luizin.

Komento: