Banorja e Big Brotherit rrëfen ngjarjen e rëndë kur e kërcënuan me revole

14:52 | 24 Shkurt 2023

Historia personale e banores së BBVA që e la me trauma: Më vodhën makinën me revole në kokë.

Banorja Big Brother Albania, Ermiona Lekbello, ka rrëfyer së fundmi një histori personale që i kishte ndodhur disa vite më parë e që kishte lënë trauma te ajo.

Ajo shtoi se Shqipëria e ka lënë me trauma dhe se nuk ka për t’ja falur kurrë vendit të saj, për dëmin që i ka shkaktuar. Në moshën 25-vjeçare, rrëfeu ajo, dy persona i grabitën automjetin, duke e kërcënuar atë me një armë në kokë.

Ermiona shtoi se në automjet, që sipas saj në atë kohë e zotëronte vetëm ajo dhe një ministër, kishte çantën, para dhe të githa këto sende ia grabitën.

Sipas saj, ngjarja ka ndodhur te rruga “Mylsym Shyri” në Tiranë, te Drejtoria e Policisë.

Ermiona shtoi se në atë kohë iu deshën një javë të merrte veten nga kjo ngjarje dhe se pas 6 muajsh policia ia gjeti makinën.

Komento: