Barça po ia merr dy super lojtarët Interit

19:31 | 24 Tetor 2019

Barça e interesuar për De Vrij dhe Skriniar

Stefan de Vrij e Milan Skriniar janë bërë objektiva të gjigantit katalunas për afatin kalimtar të janarit

Barcelona po mendon të përforcohet në fazën defanzive për pjesën e dytë të sezonit.

Gjiganti katalunas ia ka vënë syrin dyshes së mbrojtjes, Stefan de Vrij e Milan Skriniar.

Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”, transmeton express.

Samuel Umtiti është i lënduar dhe për këtë arsye kampioni spanjoll po mendon të bëjë përforcime gjatë dimrit.

De Vrij e Skriniar kanë rënë në radar të Barçës pas fillimit mbresëlënës të sezonit të ri me Interin, i cili aktualisht është i dyti në Serie A.

Komento: