Barca vë në shitje Todibon, lajmërohet gjiganti nga Bundesliga

22:58 | 21 Nëntor 2019

Barcelona po shqyrton ofertat për mbrojtësin francez.

Jean Clair Todibo mund të largohet nga ‘Camp Nou’.

Mbrojtësi francez i Barcelonës, Todibo, mund t’i jap fund aventurës së tij me kampionët e La Liga, pasi nuk po gjen minutat e duhura.

Barcelona ka filluar të shqyrtojë ofertat për mbrojtësin e ri, dhe duket se interesim të madh për lojtarin ka nga Bundesliga.

‘Goal’ mëson se është Bayer Leverkusen skuadra që është interesuar për shërbimet e Todibo, transmeton lajmi.

19 vjeçari mund të largohet edhe në formë huazimi, në mënyrë që të fitojë eksperiencën e duhur.

Komento: