Barcelona 0-0 Slavia Pragë, lojtari dhe më i dobëti i ndeshjes

22:47 | 05 Nëntor 2019

Publikohen notat e lojtarëve për ndeshjen Barcelona – Slavia Pragë.

Barcelonës i doli mjaft punë me Slavian e Pragës, ku në fund u desh të kënaqen me barazim pa gola (0-0).

Ndeshja nisi shumë mirë për Barcelonën që kishin disa raste, duke filluar me Nelson Semedon që në minutën e 11-të.

Pas tij provoi Leo Messi në minutën e 35-të dhe 43-të, por që nuk arriti të shënojë.

Në pjesën e dytë Barcelona e rriti ritmin duke e kërkuar me ngulm golin. Në minutën e 59-të ishte Arturo Vidal që shënoi, por që goli u anulua nga VAR për pozitë jashtë lojës.

Deri në fund nuk kishte gola dhe Barcelona u desh të pajtohet me këtë barazim që i mban në vendin e parë me tetë pikë.

Notat e lojtarëve për paraqitje në këtë ndeshje i gjeni në pjesën e mëposhtme.

Komento: