Barcelona – Dembele, çka do të ndodh në 48 orët e ardhshme?!

14:58 | 17 Janar 2022

E ardhmja e Ousmane Dembeles pritet të vendoset shumë shpejt.

“Mundo Deportivo” raportoi të hënën se Barcelona i ka dhënë afat francezit që të vendosë brenda 48 orëve.

Te Barça duan të dinë nëse Dembele do të pranojë ofertën për të vazhduar kontratën apo do të largohet.

Francezit i skadon kontrata në fund të sezonit. Nëse nuk e vazhdon atë, atëherë mund të largohet si lojtar i lirë.

Kjo nuk po i pëlqen Barcelonës, pasi për Dembelen ka paguar 140 milionë euro.

Që nga transferimi i tij te Barça nga Dortmundi në verën e vitit 2017, Dembele është përballur me lëndime dhe nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë.

Komento: