Barcelona dhe Real Madrid në ‘luftë’ për yllin e Arsenal

19:39 | 27 Nëntor 2019

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang nuk do të rinovojë kontratën e tij me Topçinjtë, pasi ai është i gatshëm të transferohet në një klub më të madh.

Gjigantët spanjollë Barcelona dhe Real Madrid janë të interesuar për të, transmeton ORAinfo.

Sulmuesi 30-vjeçar, kontrata e të cilit skadon me klubin londinez në vitin 2021, ëndërron të fitojë Ligën e Kampionëve dhe nuk mendon se Arsenali mund ta drejtojë atë atje.

Prandaj, duket se do të ketë një El Clasico në tregun e transferimeve verën e ardhshme për të.

Barcelona dhe Real Madrid janë duke menduar seriozisht të bëjnë një veprim për të.

Aubameyang nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për të luajtur në La Liga një ditë, dhe duke marrë parasysh që ai do të jetë 31 vjeç verën e ardhshme, mund të detyrojë një largim nga klubi i Londrës Veriore verën e ardhshme për të arritur atë ëndërr./ORAinfo/

Komento: