“Barcelona duhet ta kthejë Neymarin”

20:47 | 07 Shkurt 2020

E ardhmja e Neymar po komentohet shumë në botën e futbollit.

Legjenda braziliane e futbollit, Rivaldo, ka folur lidhur me situatën aktuale te Barcelona.

Barcelona është eliminuar mbrëmë nga Kupa e Mbretit, duke vërtetuar se akoma nuk është kthyer në formën e duhur.

Ish anëtari i kësaj skuadre, Rivaldo, beson se skuadra duhet të ketë një lojtar që ndihmon Messin, ose zëvendëson atë kur ai nuk është në natën e tij më të mirë.

Sipas Rivaldo, Barcelona duhet të kthejë në skuadër yllin brazilian, Neymar JR, i cili aktualisht luan me PSG.

“Barcelona duhet të gjejnë një lojtar që bën diferencën kur Messi nuk është aty, ose nuk është në natën më të mirë” ka thënë Rivaldo, transmeton lajmi.

“Klubi duhet të shoh për lojtarin që shoqëron Messin dhe zëvendëson atë nëse është nevoja. Dhe, Neymar është ai lojtar” ka thënë tutje legjenda braziliane.

Neymar lidhej me një rikthim të mundshëm te Barcelona gjatë gjithë verës së kaluar, por një marrëveshje nuk u arrit kurrë.

Mbetet të shihet nëse në fund të këtij sezoni Barca do të bëjë ndonjë lëvizje tjetër drejt Neymar.

Komento: