Barcelona e “turpëron” në shtëpi Interin, e eliminon nga Champions League

23:07 | 10 Dhjetor 2019

Nerazurrët sërish kanë qenë të pafat në garën e Champions League.

Interi edhe pse i kishte të gjitha mundësitë që të fitonte ndaj Barcelonës që kishte pushuar pothuajse të gjithë ekipin e parë, në fund u dorëzuan me rezultat 2-1 në shtëpinë e tyre.

Zikaltërit e nisën ndeshjen shumë mirë duke rrezikuar disa herë në fillim me dyshen Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez.

Arturo Vidal pason te Carles Perez i cili shënon një gol të bukur për 1-0.
Por përgjigja e Interit erdhi në minutën e fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë, ku Romelu Lukaku shënoi për 1-1.

Me këtë gol u mbyll edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Interi e rriti ritmin dhe bëri disa ndërhyrje në formacion.

Interit krijoi një mori rastesh, por që dështuan të shënonin.

Kur pritje që Interi të bënte më shumë në skenë doli i riu Ansu Fati, i cili me një kombinim të bukur me Luis Suarez, gjuan fuqishëm dhe shënon për 2-1.

Me këtë rezultat u mbyll edhe ndeshja dhe Barcelona me 14 pikë është në krye të grupit, ndërsa Interi me shtatë sosh në vendin e tretë dhe do të kalojë në Ligën e Evropës.

Komento: