Barcelona gjen një super-sulmues, ai po e bën “namin” në Evropë

19:59 | 11 Tetor 2019

Barcelona po monitoron situatën e sulmuesit në formë të PSV Eindhoven, Donyell Malen, raporton Diario AS.

Malen tashmë ka shënuar 16 gola të jashtëzakonshëm në këtë fushatë për gjigandët holandez,përcjell ORAinfo.

20-vjeçari u bashkua me klubin Eindhoven nga Arsenali në verën e vitit 2017, por nuk u fut në formacionin fillestar deri në sezonin e kaluar, kur ai shënoi 11 gola.

Ai goditi titujt në Eredivisie këtë sezon kur shënoi pesë gola në një ndeshje pasi PSV tronditi Vitesse 5-0 në shtator./ORAinfo/

Komento: