Barcelona merr lajmin e madh

17:52 | 14 Shtator 2019

Lajme të mira për Barcelonën.

Suarez ka lënë prapa dëmtimin. Ai është përfshirë në skuadër për ndeshjen me Valencian që do të zhvillohet në “Camp Nou” nga ora 21:00.

Ernesto Valverde ka publikuar listën prej 20 lojtarëve të ftuar për ndeshjen e së shtunës që Barcelona e zhvillon në “Camp Nou” kundër Valencias.

Luis Suárez dhe Junior Firpo janë përfshirë gjithashtu në listë për sfidën e sotme, kurse ashtu siç e konfirmoi Valverde gjatë ditës së djeshme, jashtë ka mbetur sërish Lionel Messi.

Barça nuk e ka nisur mirë sezonin e ri në La Liga, duke grumbulluar vetëm katër pikë pas tri ndeshjeve dhe sonte, me Antoine Griezmannin në formë, do të kërkojë një tjetër fitore në shtëpi.

Komento: