Barcelona merr vendim të papritur për Messin

15:30 | 12 Tetor 2019

Barcelona është vendosur t’i ofrojë Lionel Messit një ‘kontratë të përjetshme’, raporton Cadena SER.

Në praktikë, marrëveshja do të zgjasë deri në të paktën 2022, por presidenti i klubit Josep Maria Bartomeu dëshiron të ruajë lidhjen midis Argjentinasit dhe klubit për sa më gjatë, përcjell ORAinfo.

Edhe kur Messi të tërhiqet nga futbolli, Barca do t’i ofrojë legjendave të klubit të tyre mundësi për të mbetur të përfshirë në këtë klub./ORAinfo/

Komento: