Barcelona merr vendimin e madh për Coutinhon

16:31 | 07 Shkurt 2020

Barcelona ka vendosur ta shesë Philipe Coutinhon.

Baziliani më nuk bën pjesë në planet e Barcelonës, me katalanët që janë të interesuar ta shesin brazilianin.

Sipas asaj që bën të ditur ‘Dailymail’, drejtuesit e klubit të Barcelonës janë të gatshëm t’i dëgjojnë ofertat për fantazistin, edhe nëse nuk arrijnë t’i nxjerrin paratë e plota të shpenzuara për të, transmeton lajmi.

Coutinho, që aktualisht luan si i huazuar te Bayern Munich, nuk ka arritur të bindë as drejtuesit e klubit gjerman për blerjen e plotë të kartonit të tij.

Shuma që po mendon të nxjerrë Barcelona me shitjen e 27- vjeçarit mendohet të jetë diku rreth 70-80 milionë euro.

Me deklaratat e fundit të ish lojtarit të Liverpool, Steve McManaman, janë shtuar zërat për një kalim të mundshëm të Coutinho në Liverpool, por që ende nuk ka ofertë zyrtare nga këta të fundit drejt Barcelonës, për kartonin e lojtarit.

Coutinho u largua nga Liverpool në janar të vitit 2017 për në Barcelonë për shifrën 120 milionë eurove.

Gjatë kohës në Barcelonë, lojtari arriti të shënojë 13 gola dhe 7 asiste në La Liga për dy sezonet e tij në Camp Nou.

Komento: