Barcelona po bëhet gati për transferimin e madh

00:02 | 01 Nëntor 2019

Barça siç duket po e përgatit surprizën e rradhës.

Agjenti i Stefano Sensi ka zgjedhur një kohë mjaft interesante për të udhëtuar drejt Barcelonës.

Ylli i Inter së fundmi po lidhet me një kalim të mundshëm tek Barcelona, skuadër kjo që është në kërkim për një mesfushor, pasi Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal pritet të largohen gjatë janarit.

Destinacion i mundshëm për dyshen e Barcelonës është Inter, kurse së fundmi në ‘lojë’ është futur edhe emri i Sensi.

‘Sport’ raporton se agjenti i Sensi ka udhëtuar drejt Barcelonës gjatë se enjtës, për arsye të cilat nuk dihen akoma.

Mediumi spanjoll shkruan se një nga arsyet mund të jetë diskutimi për transferimin e Sensi tek Barcelona.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë hap drejt kësaj çështje.

Komento: