Barcelona po ia merr yllin e madh Liverpoolit

18:46 | 16 Janar 2022

Sulmuesi i Liverpool-it, Roberto Firmino është subjekt i interesimit të Barcelonës zbulon El Nacional.

Reds do të ishin të gatshëm ta shesin 30-vjeçarin këtë verë nëse marrin një ofertë brenda rajonit prej 20 milionë euro (17 milionë funte/23 milionë dollarë),përcjell ORAinfo.

Firmino i ka kaluar shtatë vitet e fundit në Anfield, por kohët e fundit ka humbur vendin e tij në formacionin fillestar të Jurgen Klopp ndaj Diogo Jota, dhe Barça mendon se mund ta bindë atë të transferohet në Camp Nou./ORAinfo/

Komento: