Barcelona pritet të bëj transferin e madh nga Juventusi

13:05 | 04 Shkurt 2020

Barcelona interesohet për yllin e Juventusit.

Skuadra e Barcelonës është e interesuar për anësorin e Juventusit, Federico Bernardeschi.

Italiani ka qenë shumë i lidhur për një lëvizje në ‘’Camp Nou’’, madje Blaugranët kanë menduar që në marrëveshje ta përfshijnë edhe mesfushorin kroat, Ivan Rakitic, transmeton lami net.

Për 25-vjecarin Barcelona ende vazhdon interesimin, por ‘’Zonja e Vjetër’’ nuk është e gatshme të privohët nga shërbimet e lojtarit italian.

Gjatë këtij sezoni me 35 herë kampionët e Italisë, Bernardeschi ka qenë ndër lojtarët më të mirë të rekordmenëve të Italisë.

Kujtojmë se italiani bëri një paraqitje të mirë kundër Fiorentinës gjatë fundjavës që shkoi, duke arritur ta fitojë një penallti, të cilën Cristiano Ronaldo e shndërroi në gol.

Komento: