Barcelona sapo mori lajmin e mrekullueshëm, ylli i madh po kthehet në skuadër

21:05 | 25 Nëntor 2019

Një lajm i mirë ka ardhur për Barcelonën.

Racizmi është kthyer në një kancer për futbollin.

Problemet me racizmin po shfaqen në secilin vend të botës, sidomos në Serie A dhe Premierligë, por këtë problem nuk e ka shmangur as Rusia.

Ylli i Zenit St.Petersburg, Malcom, është i hapur për rikthimin tek Barcelona, pasi ishte viktimë e abuzimeve raciste, nga tifozët e skuadrës së tij, në ndeshjen debutuese.

22 vjeçari iu bashkua skuadrës ruse gjatë verës, për rreth 36 milionë funte, por tifozët nuk e pritën aspak mirë brazilianin.

Malcom ka zbuluar për ‘RMC’ se ka pasur kontakte për një rikthim në Spanjë. “Kam pasur kontakte për një rikthim të mundshëm tek Barcelona. Kurdo që kisha mundësinë të luajtur, kam bërë mirë, prandaj besoj se tifozët më duan” ka thënë Malcom, transmeton lajmi.

Tifozët e Zenit njihen për racizëm, pasi në vitin 2012 kishin organizuar një kampanjë ku kërkonin nga klubi që të ndalonin së bleri lojtarë me ngjyrë dhe homoseksualë.

Komento: