Barcelona vihet pas talentit të Man Utd

21:43 | 19 Dhjetor 2019

Barcelona po synon të bëjë disa lëvizje të mëdha në formacioni e lojtarëve.

Barcelona mund të transferojë një prej yjeve të Manchester United.

Angel Gomes, një nga talentët më premtues në ‘Old Trafford’, ka zgjuar interesimin e kampionëve të La Liga.

Gomes ka konsideruar një largim nga Manchester United, kurse Barcelona thuhet të jetë skuadra që vëzhgon situatën e tij.

‘Manchester Evening Neës’ bën të ditur se lojtari kërkon një aventurë të re, me kontratën e tij tek United që po i afrohet fundit, transmeton lajmi.

Gomes është vetëm 19 vjeçar dhe është parë si një nga potencialet më të mëdha në kampin e United.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të arrijë të kompletojë transferimin e tij.

Komento: