Barcelona zëvendëson Busquets me yllin Brazilian

11:46 | 27 Tetor 2019

Barça gjen zëvendësuesin e Sergio Busquets.Barcelona zëvendëson Busquets me yllin Brazilian

Busquets, njëri nga lojtarët që kishte rrolin kyç në filozofinë e futbollit të Barcelonës viteve të fundit, po numëron tashmë shumë vite mbi supet e tij, vite këto që po e ngadalësojnë lojtarin.

Mesfushori spanjoll po afrohet me pensionimin dhe skuadra katalane ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e tij.

‘Mundo Deportivo’ raporton se barcelona po ndjekin progresin e Mateus Henrique, i cili tashmë ka bërë debutimin me kombëtaren e Brazilit. Shumë e krahasojnë atë me Busquets, për shkak të aftësive të tij taktike, transmeton lajmi.

Henrique aktualisht është 21 vjeçar dhe paraqitet me skuadrën e Gremio. Në dhjetor lojtari mbush 22 vite.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të nis ndonjë ofertë për lojtarin, gjatë merkatos së janarit.

Komento: