Barcelona zëvendëson Suarezin me yllin e Interit

14:04 | 26 Tetor 2019

Barça e gjen zëvendësuesin e Luis Suarez.

Forma e mirë e Lautaro Martinez te Inter po tërheq vëmendjen e Barcelonës.

‘AS’ raporton se Barcelona janë duke monitoruar yllin e Interit, si pasues të Luis Suarez, përcjell lajmi.

Katalanët janë impresionuar nga forma e mirë e Martinez këtë sezon, e veçanërisht paraqitja e tij në ‘Camp Nou’, në përballjen e Ligës së Kampionëve.

Argjentinasi sipas drejtuesve të Barcelonës, me moshën 22 vjeçar, është në kohën ideale për të marrë drejtimin e sulmit të tre.

Martinez ka shënuar gjashtë gola për Interin këtë sezon në të gjitha garat.

Komento: