Barcelonë-Inter, po ndodh shkëmbimi i madh

15:15 | 28 Tetor 2019

Antonio Conte, dëshiron të forcojë skuadrën e tij.

Interi ka nisur të mendojë që tani për merkaton e janarit. Trajneri Conte kërkon përforcime pasi me këtë skuadër nuk mund të përballojë dot gjithë sezonin duke parë dëmtimet e shumta apo edhe penalizimet me kartona. Në këtë mënyrë drejtuesit kanë nisur nga puna dhe tashmë kanë kthyer sytë nga Barcelona dhe United.

Rakitic, Vidal dhe Matic janë 3 kandidatët që mund të vishen zikaltër në muajin janar. Që të 3 futbollistët nuk po aktivizohen me klubet e tyre dhe janë gati të nisin një aventurë të re.

Siç raprtojnë mediat në Spanjë, Barcelona është gati të nis bisedimet me Interin dhe ka kërkuar Sensin në këmbim të Rakitic. Negociata pritet të vazhdojnë në ditët në vijim dhe pritet të zbulohet më shumë rreth këtij operacioni.

Komento: