Bartomeu zbulon përforcimin e ri të Barcelonës

11:27 | 28 Janar 2020

Josep Maria Bartomeu, u pyet për Rodrigo Moreno mes spekulimeve në rritje për një transferim.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu konfirmoi se kampionët e LaLigës po shqyrtojnë një transferim për sulmuesin e Valencias, Rodrigo Moreno, përcjell ORAinfo.

Rodrigo është shfaqur si një shënjestër për Barca, të cilët janë në treg për të rritur përforcimet pas dëmtimit të sezonit të Luis Suarez.
Rodrigo, i cili shënoi 15 herë në të gjitha garat në mandatin e kaluar, ka shënuar katër gola për Valencian këtë sezon.

I pyetur në lidhje me spekulimet në rritje, Bartomeu tha: “Ne nuk flasim për lojtarë nga ekipe të tjera. Por emri [Rodrigo] është në tryezën e trajnerëve”, përfundoi presidenti i Barcelonës./ORAinfo/

Komento: