Bashkëshortja e Kobe Bryantit thyen heshtjen, do t’ua thyej zemrat me fjalët e saj

08:57 | 30 Janar 2020

Pas disa ditë heshtjeje, bashkëshortja e Kobe Bryant, Vanessa ka dalë me një deklaratë publike për humbjen e bashkëshortit dhe vajzës se tyre. Në një postim në Instagram ajo ka falënderuar të gjithë për përkrahjen.

“Unë dhe vajzat e mia duam të falënderojmë njerëzit që na dhanë përkrahje e dashuri në këtë kohë të tmerrshme. Faleminderit për lutjet, definitivisht kemi shumë nevojë për to. Ne jemi të shkatërruara nga humbja e papritur e bashkëshortit tim të dashur, Kobe, një baba i mrekullueshëm i vajzave tona. Jemi të shkatërruar edhe me humbjen e vajzës time të bukur e të dashur, Gianna. Jemi të pikëlluar edhe për familjet që humbën të dashuritë e tyre të dielën”, ka shkruar ajo.

Vanessa shkroi se nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhembjen e saj dhe se janë të bekuar që i kanë pasur ata në jetën e tyre.

“Është e vështirë të imagjinojmë jetën pa ta”, ka shkruar Vanessa duke shtuar se do të vazhdojnë të zgjohen çdo mëngjes duke menduar që Kobe dhe Giggi janë duke i ndriçuar nga lartë.

“Do të doja që t’i puthja e përqafoja e bekoja duke i pasur këtu përgjithmonë”, shkruan tutje në deklaratën e saj.

Ajo tha se fondacioni “Mamba”, i krijuar nga familja, do të mbledhë para për të ndihmuar edhe familjet e tjera që janë prekur nga tragjedia.

Legjenda e LA Lakers vdiq të dielën në moshën 41-vjeçare në një aksident ajror. Pos tij, në aksident vdiq edhe e bija e tij 13-vjeçare si dhe shtatë persona të tjerë.

Komento: