
Bayern Munich, ka sytë në Thomas Tuchel për të pyetur nëse mund të zë vendin e Niko Kovac si trajner, njofton Sky Sport në Gjermani.
Kovac u pushua nga puna pas humbjes 5-1 të kampionëve të Bundesligës ndaj Eintracht Frankfurt fundjavën e kaluar dhe klubi po kërkon një zëvendësim të përshtatshëm,përcjell ORAinfo.

Tuchel ka qenë prej kohësh një kandidat i favorizuar për kampionët e Bavarisë dhe i janë afruar atij këtë javë./ORAinfo/