Bayern-Guardiola, ky është lajmi i fundit

13:14 | 18 Nëntor 2019

Bayern Munchen është në gjah për të gjetur trajner të ri.

Të premten në mbrëmje, Uli Hoeness dha dorëheqjen si president i Bayern. Në vendin e vet tani është Herbert Hainer. Hainer foli për trajnerin e ardhshëm të Bavarezve.

”Pep Guardiola është një super trajner. Ai është akoma në kontratë me Manchester City-n. Ne duam trajnerin më të mirë të mundshëm që është në qarkullim”- shprehet Presidenti i ri i Bayernit.

Fjalë këto që tregojne synimet e qarta të drejtuesve të Bayernit. Megjithatë, për momentin i është dhënë besim trajnerit aktual, Hans Dieter Flick.

Komento: