Bayern Munchen ia bën “bajat” futbollin Tottenhamin, ia shënon shtatë gola

22:59 | 01 Tetor 2019

Një ndeshje e çmendur është zhvilluar në Angli.

Bayern Munich ka fituar si mysafirë i Tottenham me rezultat 7-2 në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Bavarezët e nisën ndeshjen në disaavantazh pasi që Son Heung-Min shënoi pas asistimit të Sissokos që në minutën e 12-të.

Por reagimi e gjermanëve ishte i menjëhershëm, kur Joshua Kimmich shënoi për 1-1 pas tre minutave.

Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej baras, në skenë doli Robert Lewandowski që shënoi gol të bukur për 2-1.

Pjesa e dytë ishte edhe më aktive, pasi që u shënuan katër gola.

Serge Gnabry shënoi dy herë brenda dy minutave për ta mbyllur dilemën e fituesit, kur gjeti rrjetën në minutat 53 dhe 55.

Tottenham e ngushtoi epërsinë në minutën e 61të me Harry Kane që shënoi nga penalltia (4-2).

Gnarbyt e kompletoi het-trikun në minutën e 83-të për (5-2).

E këtë mbrëmje të bukur për Bayernin e mbyll Lewa që shënoi për 6-2 në minutën e 87-të.

Pas një minute Gnarby e kompletoi ‘pokerin’ duke shënuar për 7-2.Me këtë fitore Bayern Munich shkon në kuotën e gjashtë pikëve, ndërsa Tottenham ka vetëm një pikë.

Në këtë grup ndeshja tjetër mes Crvena Zvedas dhe Olympiacosit u mbyll baras 3-1.

Komento: