Bayern Munich i vihet pas yllit të Man Cityt

11:13 | 27 Tetor 2019

Bayren Munich po shfaq interesim për futbollistin e Manchester Cityt, Gabriel Jesus.

City ka caktuar një çmim prej 100 milionë funteve për lojtarin.

Jesus së fundmi është lidhur me një transferim të mundshëm tek Bayern Munich, dhe këto zëra kanë bërë që Man City të tregojë në çmim për skuadrën nga Bundesliga.

Ylli brazilian duket se nuk do të lejohet që të largohet nga ‘Etihad Stadium’ për një shifër të vogël.

Siç raporton ‘Daily Mail’, Man City ka vendosur një çmim prej 100 milionë funteve në Jesus, në mënyrë që të largojë interesimin e Bayern Munich, transmeton lajmi.

Bayern kanë dëshirë të madhe që të nënshkruajnë me brazilianin përkundër faktit se kontrata e lojtarit me Man City është valide deri në vitin 2023.

Jesus ka një konkurrencë të madhe tek Man City me Sergio Aguero, por një fat i njëjtë do ta gjente edhe me Robert Leëandoëskin, i cili së fundmi ka shkruar historinë në Bundesliga, duke shënuar në 9 ndeshje radhazi.

Komento: