Bayern Munich me deklaratë të papritur për Ronaldon

21:10 | 07 Shkurt 2020

Së fundi është përfolur se Bayern Munich është interesuar për Cristiano Ronaldon.

Mirëpo, presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer ka mohuar interesin e skuadrës së tij për Cristiano Ronaldon e Juventusit

“Ai është shumë i vjetër për ne”, është përgjigjur presidenti i Bayernit kur është pyetur për thashethemet që e lidhin atë me një kalim të Bayerni.

Sulmuesi i bëri 35 vjet këtë javë dhe ka shënuar 22 gola në 27 ndeshje garuese për Bardhezinjtë këtë sezon.

Duke folur për TZ në Gjermani, presidenti i Bayern, Hainer është pyetur edhe për thashethemet për të bërë ndonjë ofertë për CR7 në sezonin e ardhshëm.

“Shumë emra ka në listën tonë, të gjithë kuptohet pse i kërkojmë, por ai është shumë i vjetër për ne”.

Juve e transferoi Ronaldon nga Real Madridi për 117 milionë euro në verën e vitit 2018.

Komento: