Bayern Munich me super-transferim në janar

19:23 | 19 Dhjetor 2019

Bayern Munich po planifikon transferime të mëdha në janar.

Gjiganti bavarez raportohet të ketë shfaqur interesim për yllin e Shakhtar Donetsk, Tete, transmeton lajmi.

‘Sport Bild’ bën të ditur se braziliani është synimi primar për merkaton e janarit, tek skuadra kampione e Bundesligës.

19 vjeçari ka gjetur rrugën e golit katër herë dhe ka regjistruar tri asistime, në 18 paraqitje me Shakhtar në të gjitha kompeticionet.

Braziliani erdhi në listën e Bayern Munich si aletrnativë e Leroy Sane.

Komento: