Bayerni ka frikë nga Barcelona, kjo është arsyeja

23:24 | 04 Shkurt 2020

Duket se Bayerni ka ‘frikë’ nga skuadra e Barcelonës.

Thiago Alcantara e ka filluar pjesën e dytë të sezonit në mënyrën më të mirë.

Spanjolli ka shënuar tri gola në tri ndeshjet e fundit me Bayernin, duke bërë që ‘Bavarezët’ të marrin vendin e parë në Bundesligë.

Thiago përfundon kontratën me Bayernin në qershor të vitit 2021, dhe është në një periudhë kyçe për vazhdimin e saj.

Nëse një marrëveshje nuk arrihet këtë verë, janari i vitit 2021 mund të bëjë që Thiago të largohet si një lojtar i lirë, dhe destinacioni më i mundshëm, është Barcelona.

Kampionët e Bundesligës raportohet se do të bëjnë gjitha përpjekjet për të mbajtur në skuadër Thiagon, të cilin e konsiderojnë si lojtarin më të rëndësishëm të tyre.

Por mediet në Gjermani, bëjnë të ditur se një telefonatë nga Barcelona, mund t’ia ndryshojë të ardhmen 28 vjeçarit.

Komento: