Bayerni ka në skuadër ‘Riberyn e ri’

18:28 | 06 Shkurt 2020

Bayern Munich ka gjetur ‘Riberyn e ri’.

Michael Cuisance ka deklaruar se dëshiron t’i ndjekë hapat e Franck Ribery gjatë karrierës së tij si fubollist profesionist.

20-vjeçari ka luajtur vetëm 37 minuta në Bundesligë këtë sezon, mirëpo ai është i vendosur të luftojë për një vend titullari te Bavarezët.

‘’Nëse krijoni karrierën tuaj në Bayern Munich ju do të tentoni të bëheni si Ribery. Shumë futbollistë e duan këtë’’, u shpreh 20- vjeçari për SportBild, transmeton lajmi.

Djaloshi ka luajtur vetëm tri ndeshje me gjigantin gjerman në këtë sezon, mirëpo ende nuk ka arritur ta gjejë rrugën e rrjetës.

Francezi i talentuar, te Bayern Munich është transferuar nga Borussia Monchengladbach.

Komento: