BE bën thirrje të re për ta hequr taksën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

BE bën thirrje të re për ta hequr taksën

22:33 | 22 Nëntor 2019

Taksa kundër Serbisë vazhdon të diskutohet.

Një vit e një ditë pas vendosjes së taksës 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë e Bosnjës, BE-ja bëri thirrje të re për ta hequr atë.

Madje, shefja e Unionit për Kosovë, Natalia Apostolova tha në një intervistë për Klan Kosova se ky duhet të jetë një vendim urgjent i qeverisë së re, partnerët e së cilës kanë paralajmëruar reciprocitet të plotë me Beogradin, por jo edhe me Sarajevën.

Ajo shtoi se BE ka thënë gjithmonë se mbajtja e taksës është kundërproduktive dhe cenon Marrëveshjen Cefta ndërsa e bëri fajtore edhe Serbinë.

Komento: