Beatrixe i jep fund lidhjes me Donaldin, Alban Ramosaj habitë me veprimin e tij

18:29 | 22 Shkurt 2022

Duket se Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Kjo pasi me një vështrim është parë që këngëtarja ka hequr nga lista e ndjekësve aktorin nga Vlora.

Madje, mbrëmë (e hënë) dyshja thuhej se nuk ishin parë bashkë në ndejën e organizuar pas mbarimit të Big Brother VIP.

Beatrix në këtë festë ishte e shoqëruar nga vëllai i saj, artisti i njohur, Alban Ramosaj.

Ky i fundit ka shpërndarë disa fotografi të festës ku është shfaqur përkrah të motrës.

Reagimet në hapësirën për komente kanë qenë nga më të ndryshmet, duke përfshirë edhe raportin e Trixës me Donaldin.

Duhet theksuar që romanca e tyre zgjati vetëm pak muaj.

Komento: